Kryesarkazma dje na qenkësh bërë edhe Kryegjuhëtar, se paskësh shpallur cilët janë gjuhëtarët mediokër për gjuhën shqipe.
Jam kërshërore të di, kur Gjinushi gjykon cilët janë mediokrët në gjuhësinë shqipe, a thua ka ndonjë citim nga Zinzo Caruana, apo do të mjaftohet me “Çështje të gjuhësisë” të Stalinit?
Si u katandise more njeri… ! Çfarë t’u desh gjuhësia ty obobo!
U bëre gaz i botës e maraz i vetes.
Dhe s’ke më as kohë të ndreqesh, se sose në maj… do shpëtosh! Nuk të bëjnë më fajde skemat me “shkelim ligjin që të çelim Skënderin”.
Siç thuhet te Tom Sojeri, le ta ulim mbi ty perden e mëshirës… /Publikuar në Facebook nga Ledi SHAMKU SHKRELI/