Shkruan në Facebook Anila Denaj, ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: Vijova në Shkodër në një takim pranë zyrave të Drejtorisë Rajonale të AKU.
Garantimi i sigurisë ushqimore dhe mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve mbetet fokus në të gjithë vendin, me marrjen e masave për çdo jokonformitet dhe luftën ndaj abuzuesve.
Roli i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është kyç për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve, duke forcuar kontrollet në terren dhe në PIK. Monitorimi i punës së inspektoreve do të jetë përgjegjësi e shtuar e strukturave qëndrore.
Laboratorët e AKU janë një investim i rëndësishëm, finalizohet laboratori i parë për farat dhe fidanët dhe bimët medicinale në qarkun e Shkodrës nga 5 laboratorë të siguruar falë mbështetjes së Bankës Botërore.