Nje punishte falsifikimi thuajse te gjitha produkteve ushqimore u zbulua ne Shkoder. U mbyll pasi nje denoncimi publik ne media. Une jam i sigurte se nuk eshte “mekatari” i vetem dhe as i fundit. Madje, ne komentet e lajmit te publikuar ne ShkodraWeb, qytetaret shkruajne se ka edhe te tjera. Normalisht, ka edhe te tjera. Edhe ne vitet 30 kur alkooli u ndalua me ligj ne SHBA, nuk ishte vetem Al Kapone qe kontrabandonte.
Falsifikimi, sidomos u produkteve ushqimore dhe pijeve, eshte nje gje e rende. Shume e rende, sepse ka te beje direkt me jeten e njeriut e me pas, edhe me bisneset e ndershme dhe me cilesi te garantuar. Te pakten teorikisht. Por rasti me i fundit ne Shkoder, ai i firmes “Brilandi” kthen ne vemendje nje tjeter fenomen, po kaq te rrezikshem sa falsifikimi. Prodhimet fals, nuk kane mberritur vetem ne kioskat e lagjeve poshte pallateve, por edhe ne markete. Cfare do te thote kjo? Per te harxhuar 5 leke te vjetra apo edhe te reja me pak se per produktet origjinale, ato furnizohen me produkte te cilat e dine se nuk jane te prodhuara sipas disa kushteve e licencave specifike. Te gjithe keto produkte, qe te mos dallohen nga ato origjinalet, kane nevoje edhe per elemente te tjere. Keshtu, dikush duhet te prodhoje ambalazhin e tyre qofte karton, plastmas, qelq apo alumin. Ose, te pakten duhet ta importoje. Nuk besoj se “Brilandi” i ka prodhuar vete. PO ashtu, edhe etiketat, duhet ti prodhoje dikush. E ne fund fare, por jo nga rendesia. Dikush ka firmosur per te kaluar ne dogana bidonet apo arkat me produkte qe me pas jane falsifikuar ne Shkoder. Edhe nese kane kaluar kontrabande, dikush eshte paguar per ta bere. Eshte e qarte se eshte nje zinxhir i gjate, i cili ka vetem hallken e fundit punishten ne Shkoder. Ngado qe te vertisesh, pergjegjesia mbetet tek shteti dhe agjensite e panumerta qe punesojne mijera njerez per te garantuar ate qe hame apo pijme.
Natyrisht, asnjeri nga ne nuk eshte specialist. Te njohe vetem nga ambalazhi, mbase edhe nga shija, nese nje produkt eshte origjinal apo fals. Por ne Shkoder por edhe ne te gjithe Shqiperine, ka kompani qe nese nuk ofrojne garanci maksimale per ate qe tregtojne, jane me te besueshem se te tjeret. Edhe ne, si konsumatore, ne emer te kursimit te 5 apo 10 lekeve te reja, i drejtohemi tregut te palicensuar, te pakontrolluar duke vene ne rrezik te drejtperdrejte jeten tone por edhe ate qe eshte me shtrenjte per cdo prind, te femijeve. Vetem helmi e jep efektin ne pak minuta. Cilesia e pakontrolluar e ushqimeve qe po konsumojme sot, efektet do ti jape neser, por do te jene te pariparueshme. Shkurt e shkoqur: Po blejme me para helmin qe e fusim ne trupin tone! Fillimisht per faj te shtetit, por me pas edhe per fajin tone.
Nje i njohur, teksa po diskutonim per kete teme, me permendi edhe raste jashte vendit te falsifikimeve. Naryrisht qe ka. Diku kemi mesuar edhe ne pas 50 viteve mbyllje ne komunizem. Por, ne dijenine time, per ushqimet dhe pijet, as qe behet fjale te falsifikohen, sidomos lidhur me garantimin e cilesise se tyre. Nga udhetimet e mija ne Itali te pakten, kujtoj dhjetra, qindra falsifikues te veshmbathjeve, pajisjeve te ndryshme elektrike e elektronike ne tregjet e komunave kryesisht. Por nuk kam pare asnjehere te tregtohen ushqime e pije ne te njejten menyre e ne te njejtat kushte si me siper. Por edhe nese ndodh, ndodh vetem nje here. Askush nuk te jep mundesi te dyte sepse mbyllesh pas dyerve te burgut qe mun mund ti hape me askush. Kurse ne Shkoder, ne Shqiperi, edhe falsifikimi konsiderohet biznes! Kur bie ne duart e “policise”, konsiderohet rrezik apo falimentin bisnesi. Me pas, e rihap perseri. Sidomos kur ke para menjane. Sepse ne Shkoder te pakten ka qarkulluar prej kohesh: “E kapen filanin?…He more se ka lek boll ai… Ja marrin disa dhe e nxjerrin prap”. E ne fund krejt, pa dashur te ngjall panik. U bene vite qe jemi nder vendet e para per shume lloje semundjesh, qe shkakun kryesor kane ate qe kalojme per “rryl te fytit” si themi ne Shkoder…