Përsa i përket blegtorisë në Nj.A. e rrezikuara nga përmbytjet është evidentuar numri i gjësë së gjallë në këto njësi i cili është rreth:
Gjedh 9700 krerë, të imta 23100 krerë, derra 5920 krerë, të ndara si më poshtë dhe vendevakuimet në rast emergjence:
Nj.A.Ana Malit –rreth Gjedh 850 krerë,të imta 900 krerë, derra 120 krere,
• Vend dislokimet e mundshme: ish-Reparti Ushtarak Oblikë kodër, Stallat e kompleksit Dibra,Stallat e ish-kooperativës Velinaj.
• Personi përgjegjës Berhan Zekaj, Kontakt: 0673163240
Nj.A. Rrethina-Qytet livade –Rreth Gjedh 1400 krerë,Të imta 3200 krerë, derra 500 krere.
• Vend dislokimet e mundshme :Tregu i bagëtive ,Kapanonet e Fermentim Duhanit.
• Personi përgjegjës Prelë Camaj, Kontakt: 0682427053
Nj.A. Dajç- Rreth gjedh 2450 krerë,të imta 3000 krerë,derra 1400 krere
• Vend dislokimet e mundshme :Stallat e ish- grumbullimit Bërdicë,Stallat e ish;zooteknikës Bërdicë,ish-reparti ushtarak Bërdicë.
• Personi përgjegjës Ernest Luka, Kontakt: 0692710980
Nj.A. Bërdicë- rreth gjedh 2000 krerë,të imta 3000 krerë,derra 800 krere.
• Vend dislokimet e mundshme: së bashku me Dajçin.
• Personi Përgjegjës Xhavit Pllumbi, Kontakt: 0676343130
Nj.A. Guri Zi-gjedh 1300 krerë,të imta 5000 krerë,derra 1400 krere,
• Vend dislokimet e mundshme:ish-reparti ushtarak Rrenc.
• Personi përgjegjës Enton Deda, Kontakt: 0693391377
Nj.A. Velipojë- rreth gjedh 1700 krerë,të imta 8000 krerë,derra 1700 krere.
• Vend dislokimi i mundshëm ish-stallat e kompleksit Reç i Ri, ish-stallat e kooperatives Sektor Velipojë.
• Personi Përgjegjës Fatmir Hasaj, Kontakt: 0673020148
Janë hartuar listat e fermereve të cilët mbarshtrojnë blegtori, për të gjitha fshatrat e Njësive Administrative të prekura nga përmbytjet e deritanishme, si dhe ato që rrezikojnë. Këto lista përmbajnë emër mbiemër, sasinë e gjësë së gjallë si dhe llojin e tyre.
Eshtë bërë përllogaritja e nevojave ushqimore për çdo situatë të agravuar sipas Njësive Administrative dhe fshatrave. Gjithashtu është llogaritur sasia e nevojshme e bazës ushqimore të blegtorisë për çdo fermer, duke parashikuar nevojat ditore të tyre.