Nga Ledi SHAMKU SHKRELI
Jam e neveritur deri në palcë! Sapo lexova këtë shkrim ku publikohet dhe zbardhet fakti se si një gjuhëtar e akademik, madje akademiko-gjuhëtari kryesor i Akademisë së Shkencave paska qenë një Sigurims gjatë kohës që ka shërbyer në Ambasadën e Romës. Madje një Sigurims i Përbetuar ngaqe vijon të informojë (dhe e bën me një gjuhë neveritëse) edhe në fundkorrikun e 1990 pasi qenë shpëthyer Ambasadat dhe regjimit ia kish marrë ferra uratën.
Ky person dy ditë më parë, si PËRFAQËSUES I AKADEMISË SË GJINUSHIT, organizonte e ndante çmime për arbëreshët dhe drejtshkrimin. Ndëkohe që siç edhe lexoni këtu me poshtë, njeriu që sulmon e spiunon e damkos është pikërisht arbëreshi Antonio Belushi, një nga PUNËTORËT MË TË DASHUR NË PUNË TË GJUHËS E TË SHPIRTIT ARBËRESH.
Ja si shkruan për të e për ta ky Akademiku Emeritus i Gjinushit:
“[…] u ngrit deri në qiell “kori” i priftërinjve dhe i klerit reaksionar arbëresh e më gjerë, duke penetruar në kampin e refugjatëve shqiptarë për t’i pritur ata me këngë “Moj e bukura More”, siç bëri Antonio Belushi, ithtar e zbatues i zjarrtë i urdhërave të peshkopit të Ungros, Lupinaçi”,
SA KRUPË E SA NEVERI! Sa tallje e keqe me mikpritjen arbëreshe! Sa mjerim akademik! Sa rrezik për Albanologjinë prania dhe orekset shpifarake të Akademizmës, qe i qasen asaj sërish me këto duar historikisht të ndyta. Dua me këtë rast t’i pyes edhe dy akademiket arberesh a ndjehen në paqë me veten përballë faktesh te tilla?
Çdo gjë e ka një cak ama! NDAJ I KERKOJ OPINIONIT PUBLIK SHQIPTAR DHE ÇDO ORGANIZMI ETIK E LIGJOR QË RREGULLON JETËN NË VEND: A mund te kalohet edhe kjo gjetje antiligjore ne heshtje? Sigurisht që ky vend ka ligje per bashkëpunëtorët! A thua AKADEMIA E SHKENCAVE ESHTE E VETMJA E LEJUAR TI SHKELE SI TE DOJE E SA HERE TE DOJE LIGJET E SHTETIT?
Akademia e Shkencave sot eshte para nje detyrimi:
Të distancohet prej sigurimsave ose te shpalle publikisht se eshte palë me ta.
Ndonëse jam e bindur se do zgjedhe të dytën, pasi duke u kryesuar nga Ministri i Diktatures, e duke pasur non-grata e teritalsa në kryesim të saj, ajo KA LINDUR SI PALË.
Palë me kohën me të keqe, e që vijon ende të lakmojë ta zerë Qiellin e Shqiptarëve: Gjuhën dhe Kulturën Shqipe.
Jam e neveritur në koc nga keto Metastaza të Akademizmës. Lexoni sesi raporton Akademiku.
JA, KY ËSHTË REFORMIMI I AKADEMISË SË SHKENCAVE!
SHKRIMI I PUBLIKUAR PËR GJOVALIN SHKURTAJ NË “NEWSBOM.AL”
“Ditët e fundit të korrikut në shtypi qëndror e në atë të rajoneve nuk ka pasur shkrime për Shqipërinë. Vetëm në RAI (TG-2 dhe TG-1) të datës 30 korrik dhanë një lajm lidhur me të ikurit që ndodhen në Itali, duke thënë se një pjesë e madhe e tyre dëshiron të shkojnë në Gjermani ose në Amerikë, kurse rreth 187 prej tyre do të mbeten në Itali, sipas gjasave nëpër katundet arbëreshe.”
Kjo është një pjesë nga raportimi që bënte nga Roma ish-atasheu dhe gjuhëtari i njohur Gjovalin Shkurtaj. Newsbomb.al ka siguruar dokumentet që tregojnë raportet që ai mbante me regjimin komunist në Shqipëri, teksa shërbente në Ambasadën Shqiptare në Itali.
Ikjet e shqiptarëve sapo kishin nisur dhe revoltat në vend kundër diktaturës më mizore në Europë kishin filluar, ndërkohë që Gjovalin Shkurtaj raportonte se të mbërriturit në kampet e refugjatëve në Itali, donin të largoheshin, disa për për të shkuar në Gjermani e Itali, e të tjerë për të qëndruar në Itali.
Madje, gjuhëtari që sot ndan çmime për arbëreshët, sulmon në raportin e tij me Tiranën një prej figurave më kryesore të tyre, Papas Antonio Bellusci.
“[…] u ngrit deri në qiell “kori” i priftërinjve dhe i klerit reaksionar arbëresh e më gjerë, duke penetruar në kampin e refugjatëve shqiptarë për t’i pritur ata me këngë “Moj e bukura More”, siç bëri Antonio Belushi, ithtar e zbatues i zjarrtë i urdhërave të peshkopit të Ungros, Lupinaçi”, shkruhet në raportimin e Gjovalin Shkurtaj, të zbardhur nga Newsbomb sipas dokumentit përkatës.
Papas Antonio Bellusci është një nga figurat kryesore të arbëreshëve, i cili pasi u kujdes për ta, studioi dhe mblodhi sa mundi fakte e dëshmi për arvanitët.
Dokumenti – Raporti i zbardhur i Gjovalin Shkurtaj, nga Roma për Tiranën
INFORMACION
DISA DUKURI DHE TENDENCA TË SHTYPIT E TË PROPAGANDËS ITALIANE GJATË MUAJIT KORRIK 1990
Muaji korrik, sidomos dyjavori i parë, ka qenë një periudhë kur shtypi italian shkroi shumë për Shqipërinë. Flitej për refugjatët që kishin hyrë nëpër ambasada, po, shpesh, duke marrë shkas nga ky fakt, si gazetat ashtu edhe disa nga kanalet e RAI-t, veçanërisht TG-2 dhe drejtori i tij, Alberto La Volpe, gjenin rast për të zbrazur mllefet e vjetra anti-shqiptare e sidomos antikomuniste në përgjithësi, staliniste në veçanti.
Shkruanin çdo ditë gazetat më të rëndësishme, si “Repubblica”, “Corriere della Sera”, “Stampa”, “Il Giornale”, “Avanti”, “Il tempo”, “Il messaggero”, etj., duke aktivizuar gazetare të njohur, ndër të cilët, më shpesh shkruanin ata që kanë qenë ndonjëherë në Shqipëri, si p.sh Vincenco Nigro, Tomaso di Francesco etj. Natyrisht, shkruan edhe shumë të tjerë, si Franco Veturini, Piero Spigarelli etj., që nuk kanë qenë ndonjëherë në Shqipëri, por që, në një rast si ky, nuk mund të mos rendin pas “sensacionit shqiptar”.
Për të ikurit nga Shqipëria u shkrua e u fol edhe nga arbëreshët e Italisë, sidomos nga kryetare të bashkive e nga veprimtarë e publicistë të atjeshëm, gjë qe, qysh në fillim, bëri të duken dhe korrentet më kryesore të qëndrimeve ndaj tyre e përgjithësisht ndaj vendit tonë.
1. Në tërë artikujt e shkruar për refugjatët shqiptarë, që në ditët e para kur numri i tyre ishte ende i vogël, qoftë nga titujt e përfryrë, me termat e njohur të etiketimit të regjimit si “stalinist”, “bunkeri shqiptar” etj., qoftë nga mënyra sesi manipuloheshin të dhënat e agjencive të ndryshme të lajmeve, dukej qartë se qarqet e caktuara italiane që përfaqësohen nëpërmjet gazetave përkatëse, mezi po e prisnin atë ditë.
U rihap “qitapi” i historisë së Popajve, u ringjallën shpresat për të rikthyer mbretërinë e Zogollit, duke dhënë vend të dukshëm e të vazhdueshëm intervistave të Leka Zogut; u riaktivizuan si “përkthyes” pranë kampit të refugjatëve në Brindizi të arratisurit e hershëm si Albert Akshia, u ngrit deri në qiell “kori” i priftërinjve dhe i klerit reaksionar arbëresh e më gjerë, duke penetruar në kampin e refugjatëve shqiptarë për t’i pritur ata me këngë “Moj e bukura More”, siç bëri Antonio Belushi, ithtar e zbatues i zjarrtë i urdhërave të peshkopit të Ungros, Lupinaçi.
“Corriere di Roma”, me vijim çdo dy javë.
Ditët e fundit të korrikut në shtypi qëndror e në atë të rajoneve nuk ka pasur shkrime për Shqipërinë. Vetëm në RAI (TG-2 dhe TG-1) të datës 30 korrik dhanë një lajm lidhur me të ikurit që ndodhen në Itali, duke thënë se një pjesë e madhe e tyre dëshiron të shkojnë në Gjermani ose në Amerikë, kurse rreth 187 prej tyre do të mbeten në Itali, sipas gjasave nëpër katundet arbëreshe.
Gjithashtu, është folur në kanalet e RAI-t, po edhe në gazetën “Tempo” se disa nga refugjatët shqiptarë në Itali kanë bërë grevë urie në kampin ku ndodhen dhe kërkojnë që të lihen të lirë për të vajtur para ambasadës shqiptare në Romë për të demonstruar, duke kërkuar që Shqipëria të zbatojë të drejtat e njeriut.
6. Si gjatë ditëve të para tyë korrikut, kur ngjarja ishte më e freskët ashtu edhe më vonë, nga gazetarë të shumë organeve kryesore kemi pasur dhe vijojmë të kemi kërkesa për të ardhur në Shqipëri për të shkruar lidhur me gjendjen e për masat e reja që janë marrë në zbatim të vendimeve të Plenumeve të fundit. Midis tyre ka dhe gazetarë seriozë, të cilët ofrohen të vijnë në Shqipëri për të shkruar jo thjeshtë për të ikurit, por dhe për gjendjen e përgjithshme e për masat e marra nga vendi ynë për demokratizimin e mëtejshëm të jetës së popullit e për çështje të tjera.
Mendojmë se ndonjë prej tyre, me kohë, është për t’u parë pozitivisht.
GJOVALIN SHKURTAJ, Romë, 30.7.1990