Rrallë herë është folur për pjesën fisnike që mbart profesioni i infermierit. Vjollca Vocaj është një nga infermieret e shumta , që i ka dedikuar këtij profesionit rreth 30 vite të jetës së saj. Infermiere në Spitalin Rajonal Shkodër, por prej 12 vitesh, në çdo sezon veror, shërben në qendrën shëndetësore të Velipojës. Vjollca është kthyer në simbolin e bluzave të bardha për shërbimin mjëkësor, teksa thotë se ka kaluar shumë situata të vështira gjatë karrierës e sidomos në Velipojë.
Shërbimin ndaj njerëzve Vjollca e ka prioritet në jetën e saj.
Infermierja Vocaj është vlerësuar me pllakë mirënjohjeje për kontribut të dalluar në përballimin e situatës së tërmetit të vitit 2019.