Kreu i komanduar i gjykatës së Kurbin Dedë Miri, rezulton të jetë prekur nga Covid-19. Burimet thanë se gjyqtari, i cili ka punuar për 15 vite në minierë, ndodhet i shtruar në një prej spitaleve Covid në Tiranë në gjendje të rëndë.
Ndërkohë raste me Covid-19 janë shfaqur në disa institucione të drejtësisë. Mësohet se në SPAK janë konfirmuar 5 të infektuar me korona virus, nga të cilët një gjyqtar, një prokuror, një financiare dhe një punonjës i zyrës së shtypit.
Gjithashtu edhe në Prokurorinë e Tiranës, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, tre prokurorë. /BW/