Angela Merkel ka shprehur shqetësim të thellë për zhvillimin e pandemisë në Gjermani edhe para drejtuesve të CDU- së, duke nënvizuar që shtimi i infektimeve duhet të ndalohet në mënyrë absolute.
Sipas Bild on li,e kancelarja ka folur për një situatë “lartësisht dinamike” dhe “dramatike”, duke dhënë alarmin mbi një impakt të mundshëm të shtimit të pakontrolluar të infektimeve mbi terapitë intensive në të ardhmen në Gjermani.
Të shtunën janë regjsitruar thuasje 15 mijë infektime të reja në 24 orë. Të dhënat për ditën e sotme të publikuara nga Robert Koch Institut, flasin për 8.685 të infektuar, por ndikon edhe impakti i fundjavës. /Marrë nga ANSA.it, përkthyer nga ShkodraWeb Media/