Nga dita e sotme ora policore do të shtyhet me një orë. Kjo do të thotë se izolimi i pjesshëm do të nisë nga ora 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, nga sot do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve me kapacitete deri në 30%, duke ruajtur distancën sipas protokollit të miratuar nga ISHP.
Data 1 korrik do të lejojë prezencën e spektatorëve edhe në aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, si dhe konferencave.
Rastet e infeksioneve në vendin tonë kanë ardhur çdo ditë duke u ulur. Në 24 orët e fundit u shënuan 7 raste të reja ndërkohë që nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Ja çfarë ndryshon nga data 1 korrik
Ora policore do të shtyhet në orën 24.00 -06:00. Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
Do lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozeve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit te IShP.
Do të lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.