Situata e përmbytjeve në Shkodër, ka shtyrë prefekten Majlinda Angoni të thërrasë mbledhjen e Komisionit të Emergjencave Civile- KMC, qlë në bazë të ligjit, ajo e kryeson. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 18.00, ndërsa nuk ka modalitete se si do të zhvillohet ajo.
Nuk është njoftuar nëse do të zhvillohet me praninë fizike të antarëve të KMC- së apo në version online nisur nga kushtet e pandemisë. Mbledhja e KMC- së bëhet pas vizitave në territoret e përmbytura të kryetarit të Opozitës Lulzim Basha dhe të kryeministrit Edi Rama.