Asnjëherë nuk e kam parë më keq se kaq situatën brenda Partisë Socialiste në Shkoder dhe mund të them në pikën kritike, ku vetëm tavolinat gumëzhijnë me triumfe dhe fitore njerëzish sikur këto do e kishin sjellë me dhjetra herë fituese në Shkodër Partinë Socialiste.
Shikoj shumë komente në rrjetet sociale që sjellin në vëmendje problemet e Partisë Socialiste në Shkodër. Pjesa më e madhe adresohen me të drejtë tek i deleguari i qarkut z. Beqja, por le të kthehemi pak në kohë.
Diku nga viti 2007 ,fillim 2008 pas humbjes së zgjedhjeve të Bashkisë Shkodër, i deleguar për Partinë Socialiste në Qarkun Shkodër vjen Ilir Beqja dhe atëherë e gjen të majtën opozitare të shkatërruar nga opozita, të dërrmuar nga tradhëtitë politike (ikjet e shpeshta), nga një pushtet shumë i egër.
Në zgjedhjet e vitit 2009 Partia Socialiste në Qarkun Shkodër në drejtimin e Ilir Beqes mori 4 deputet, po aq mori dhe ne 2013 kur qarkun e drejtoi Mimoza Hafizi, asnjë deputet më shumë nuk mori në 2017 kur qarkun e drejtoi ministri Bushati.
Ilir Beqja nuk ju ka asnjë borxh të ashtëquajturve sot socialistë në Shkodër dhe nuk ka pse të marri asnjë kosto politike në këtë rast, pasi përmbushjen e çdo detyrimi dhe kosto politike, duhet ta mbajnë ato që ju përplasen në fytyrë rezultati i zgjedhjeve lokale 2019. I turpshëm, por i merituar nga drejtimi aspak korrekt!
Koston politike dhe përplasjen e problemeve ta bëjnë ato që emëruan me tarafe dhe interesa natën drejtuesa pa asnjë kontribut në parti. Shuplakën fytyrës e meritojnë ato deputet, drejtues që nuk u kujtuan deri tani për problemet më të vogla të zonës elektorale ku morën votat dhe ku nuk mbajtën qoftë dhe një premtim.
Ilir Beqja është dora e hekurt për socialistët në Shkodër! E them me bindje të plotë sepse më mirë se ai nuk i di askush problemet e trashëguara apo të krijuara nga mos kokëçarja e përfaqësuesve politikë në Shkodër. Më mirë se Beqja nuk mund ti njohë kush të majtët në Shkodër, pasi është përballur me çdo aksion politik opozitar kundër sistemit të atëhershëm. Unë kam besim të plotë që këtë herëe Partia Socialiste do ringrihet fort me socialistë të ndershëm dhe se Ilir Beqja është dora e hekurt që i duhet tani! /Nga Ramir HADËRI, ish- kryetar i FRESSH Shkodër/