Ish-kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi deklaroi pak para nisjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së se “është një ditë me emocion” dhe se “po hedhim një hap të rëndësishëm drejt ristrukturimit të PD”.
“Situata në Shqipëri është e rëndë dhe ne kemi nevojë që të ringrihemi shpejt. Ka një gjithëpërfshirje dhe kjo është shumë e rëndësishme”.
Nevoja për një opozitë të bashkuar për t’i bërë ballë një dhune kriminale të qeverisë është imperative. Shumë shpejt kemi zgjedhjet lokale dhe reformimi i PD-së përmes një procesi të ligjshëm është një mundësi që na jepet më në fund”, tha Ademi.