Sipas komunikaatës të Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Shkodër, situata e pandemisë sipas bashkive më problemaatike, paraqitet si më poshtë vijon:
NJVKSH- ja Shkodër informon se sot me datë 22.06.2020 jane konfirmuar 8 raste pozitiv Covid-19, raste prej tamponave të marrë me datë 21 qershor. Në total në Bashkitë Shkodër dhe Vau- Dejës, shkon në 242 numri i pacientëve të infektuar me Covid – 19. Vazhdon hetimi aktiv epidemiologjik dhe marrja e mostrave per rastet e dyshuara nga NJVKSH-ja. Në Bashkine Shkodër sot u moren 47 tamponë u derguan në ISHP në Tiranë. Vazhdon sensibilizimi dhe ndergjegjesimi i qytetareve per distancimin fizik.
NJVKSH- ja Pukë informohet se qe nga data 1 qershor deri sot me datë 22 qershor, janë 16 raste pozitiv Covid-19, momentalisht jane 14 persona pozitiv prej të cilave 1 person ne kujdesin shendetesor ne spitalin Covid-19 ne Tiranë, ndersa 13 prej tyre jane ne izolim ne kushte shtepie me simptoma te lehta deri ne asimptomatik, nderkohë sot nuk jane marrë tampona. Momentalisht eshte 1 person i dyshuar dhe jane marrë gjithsejt 9 tampona të cilat janë derguar ne ISHP ne Tiranë.
Në Bashkinë Fushë- Arrëz që nga fillimi i pandemisë nuk ka patur asnjë rast të infektuar Covid – 19. Dje eshte derguar per ekzaminim nje rast i dyshuar i cili ka rezultuar negativ
Nderkohe nga NJVKSH- të ne Puke dhe Fushë- Arrëz në bashkëpunim me strukturat e DVP dhe ISHSH, vijojne kontrollet e subjekteve me grupe pune për konstatimin e respektimit të distancimit dhe zbatimin e rregullave të sigurisë.
Nga NJVKSH- ja Malësi e Madhe, informohet se me datë 22 qershor 2020, numri total i rasteve pozitiv me Covid-19 qe ndiqen nga MPF eshte 1. NJVKSH- ja ne bashkepunim me mjekun e familjes po monitorojne gjendjen shendetesore te personit te infektuar me Covid-19. Gjendja shendetesore paraqitet e stabilizuar me shenja te lehta klinike. Sot eshte marre 1 tampon i referuar nga 127 dhe është dërguar në ISHP Tiranë.
Nga Spitali Rajonal Shkodër informohet se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar 71 raste nga urgjenca, prej të cilave 8 raste të dyshuar për Covid-19 të cilët po ndiqen sipas protokollit. /ShkodraWeb Media/