Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka përkujtuar 85-vjetorin e lindjes së shkrimtarit e skenaristit Vath Koreshi.
Poetë, shkrimtarë e kineastë rrëfyen episode me të, duke ndarë me publikun anën njerëzore të artistit. Ikona e filmit, Tinka Kurti, foli për kujdesin e tij ndaj aktorëve.
“Balada e Kurbinit, ishte kohë e vështirë”, tha aktorja e madhe.
Tinka Kurti rrëfeu për “News24”, kënaqësinë dhe nostalgjinë që ndjen kur sheh filmat shqiptarë.
“Jam bërë si fëmija, heq mallin me filmat. Është kënaqësi që s’na kanë harruar”, u shpreh ajo.
Si rrallëherë, Tinka u ndal te pengjet që ka për rolet e saj dhe të sotmen si kohë e vonë për filma të rinj.
“Nuk jam e gëzuar për gjithçka që kam bërë. Sot është vonë për role”, tregoi Tinka.
Kurti ka interpretuar te katër filma me skenarë të Koreshit, “Dasma e Sakos”, “Gjeneral Gramafoni”, “Besa e Kuqe” dhe “Balada e Kurbinit”.