Studentet e Vlores i jane drejtuar me ultimatum kryeministrit Rama per plotesimin e kerkesave te bera tashme publike, e me pas nje grup i madh prej tyre e kane braktisur takimin.
Rama e nis me debat: A jeni ne terezi apo jo, o Zot
Ka nisur me kaos e debat takimi i kryeministrit Rama me studentët e Universitetit të Vlorës. Ndërkohë që Rama kishte zënë vend, shumë studentë kanë qenë të interesuar të hynin, por kjo është shoqëruar me kaos, pasi nuk po rregulloheshin dot nëpër vende.
Një grup studentësh kanë ndenjur në këmbë në mes rreshtash duke u zënë pamjen të tjerëve, gjë që nuk i ka pëlqyer Ramës.
“Dil moj aty anash, si do i dalësh para njerëzve po përmbysni normale e edukatës, jeni në terezi apo jo, dua të kem përballë, dhe u del para të tjerëve. O zot, uluni në tokë aty, se ju mpihen gjunjët, jo në gjunjë, më mirë në tokë aty, perfekt”- tha Rama.