Mesditën e sotme, në ndertesën e Radio Shkodrës, ka “mbirë” një baner i stërmadh elektoral i Partisë Socialiste. E pashpjegueshme, e pakuptimtë dhe jologjike, vendosja në një institucion me ligj të depolitizuar dhe që mbahet me taksat e shqiptarëve, të majtë e të djathtë.
Ky veprim i ulët, i është faturuar PS- së nga dega lokale e PD- së, e cila ka reaguar me një njoftim publik për mediat. Sigurisht, Drejtoria e Përgjithshme e RTSH nga varet Radio Shkodra, duhet të marrë masa, të kërkojë përgjegjësi nga drejtuesit vendorë të institucionit. Ndërkohë, është dashur ndërhyrja e efektivëve të Policisë së Shkodrës për të hequr banderolën.
Reagim i Partise Demokratike, Dega Shkoder
Edi Rama mos luaj me Shkodren dhe me shkodranët.
Provokim i ulët i qytetit dhe i qytetarëve shkodranë nga kusarët në ikje të Edi Ramës.
Në godinën e institucionit publik që paguhet me taksat tona, Televizioni Shqiptar mori pamjen e një zyre elektorale. Si bojaxhinjtë e natës, sot në dreke u shpalos një banderole e porositur nga Edi Rama dhe sejmenët e fundit të pushtetit në ikje.
Me tentativën e turpshme për të fyer Shkodren dhe shkodranët, nderin dhe dinjitetin e tyre, Edi Rama mori përgjigjen ashtu si do ta marrë nga Shkodra dhe e gjithë Shqipëria me 25 Prill.
Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë fitoren e Partisë Demokratike dhe kthimin e Shqipërise, shqiptarëve.
Janë turpi dhe faqja e zezë e Shkodrës!