Hetimet duhet të jenë komplementare. Për këtë arsye, italianët kanë sjellë në Shqipëri dosjen me përgjimet dhe Nezar Seiti ishte i vetmi i arrestuar nga pala jonë.
Por kur drejtësia italiane ka 7 të arrestuar për këtë çështje, pa llogaritur Nezar Seitin, në Shqipëri qelitë janë bosh.
Bilanci i Prokurorisë së Katanias përballë asaj të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, për të njëjtën vepër penale, është katastrofik për disa arsye.
- Prokurorët shqiptarë u penguan nga Partia Socialiste për arrestimin e Saimir Tahirit.
- Dështoi aksioni për arrestimin e ish shefave të policisë, të akuzuar për trafik droge
- Orest Sota u lirua nga burgu pasi u kap me 863 mijë euro dhe patentat e Saimir Tahirit
Tani me firmën e Etilda Gjonajt dhe pa llogaritur as prokurori dhe as gjykata “hiqet qafe” edhe i arrestuari i vetëm i çështjes, Nezar Seiti.
Dosja e Tahirit po shkon drejt shpërbërjes dhe goditja e Etilda Gjonajt ka qenë e fundit. Tani është kuptuar se edhe gjykatësit kanë ndërruar mendje që kur i kthyen ish ministrit të Brendshëm pasaportën dhe kartën e identitetit. /Lapsi.al/