Një ditë pas publikimit të skandalit në Fakultetin Juridik të Shkodrës, të rinj dhe studentë kanë dalë në protestë përpara komisariatit të këtij qyteti. Protesta e tyre vjen pas publikimit në media të ngacmimit të një studenteje nga një efektiv policie në ambientet e Fakultetit Juridik në Shkodër. Ai u arrestua nga kolegët e tij dhe në dëshminë që dha për këtë ngjarje tha se kishte një pëlqim ndaj vajzës. Në momentin kur është futur në fakultet efektivi i policisë ka qenë i pajisur me armë. Mësohet se ata bëjnë thirrje kundër dhunës dhe abuzimeve. /Shqiptarja.com/