Kur jemi mësuar të shohim çdo javë si dhunohen tifozët nga policia në stadiumet shqiptare, këtë herë ai që e ka pësuar ka qenë dikush tjetër.
Në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, Vora-Veleciku të përfunduar 2-1 ka ndodhur një episod i pakëndshëm.
Gazetari sportiv që duhet të marë informacionet dhe intervistat pas ndeshjes, nuk është lejuar nga policia të ushtrojë profesionin e tij.
Pa asnjë arsye, policët nuk e kanë lejuar gazetarin, madje e kanë shtyrë me duar duke tentuar ta largojnë nga stadiumi.
Videon e ka dërguar në redaksinë tonë një nga tifozët e pranishëm në ndeshjen e sotme duke u shprehur i indinjuar me situatën që ka parë në stadium./JOQ.al/