Emisioni “Të Paekspozuarit”, ka arritur të zbulojë një megaaferë të pistë, lidhur me kompaninë Dunwell Haberman (kompania mëmë e DH Albania) e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe.
Kjo kompani ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock, për të vërtetuar se kompania është themeluar në vitin 1998.
Por, “Të Paekspozuarit”, ka zbuluar se ky dokument është i falsifikuar. Për më shumë, mund të ndiqni videon më poshtë.