Këto dy ditë kam qenë në Prishtinë, në Konferencën Studimore Gjuhësore për Drejtshkrimin, të organizuar nga Akademia e Kosovës, me pjesëmarrjen edhe të Akademizmës së Shkencizmës.
Qe një konferencë e planifikuar qysh në verë. Kam marrë qysh heret ftesë personale nga kolegët e mij të Prishtinës, ftesë që më ka gëzu fort. Si albaniste e sociolinguiste, kjo është puna ime e përditshme e pasioni im i përjetshëm. Ndaj lumturisht pranova ftesën dhe qysh në korrik çova temën dhe abstraktin. Tema u pranua dhe qeshë pjesë e programit të punimeve. Si gjuhetare!
Kur mbërrita pardje në Prishtine, mes kolegësh atje, mësova çka po ju them, dhe po e them me përgjegjësi personale!
Sovjeti Gjinushi dhe Shkencizma e tij e Caruanas, para një jave i KISHIN DËRGUAR NJË SHKRESË ULTIMATUM AKADEMISË SË KOSOVËS KU I KËRKONIN QË TË MË PËRJASHTONIN MUA NGA PUNIMET E KONFERENCËS. MADJE I KISHIN VENË VETON: PO ERDHI LEDI SHAMKU, NEVE NUK VIJMË. PËRJASHTONI ATË QË TË VIJMË NE.
Të përjashtohet një gjuhëtare nga një konferencë gjuhësore që të vije plagjatori i Caruanas?! Të përjashttohet një sociolinguiste se ka biografi të keqe ngaqë e ka nxjerrë Kryesarkazmën ashtu siç është: një sovjet i pandreqshëm?
Dhe qenkësh zhvilluar mbledhje me dy orë debat në ASHAK, dhe i falenderoj me shpirt e zemër gjithë gjuhëtarët e Akademisë së Kosovës, të cilët kanë deklaruar se më parë japin dorëheqjen sesa t‘ia plotesojnë kërkesën Gjinushit.
Konferenca zhvilloi me sukses punimet. Unë referova e diskutova dhe lidhem marrëveshje. Kryesarkazma erdhi pavarësisht vetos së tij qesharake sovjete.
Tash më dëgjo mirë, Kryesarkazëm!
Sovjetizmës tende (jo ty, ti je pa lidhje me mu, s’ke qasje me mu), por sovjetizmës tënde kam me i qendru përherë përballë si shqiptare! Përballë si përherë kam me qendru. Dhe po ta bej publik ket gjestin tënd të mbramë të neveritshëm. Njëlloj si para 50 vjetësh kur Enveri yt përjashtoi nga Kongresi i Drejtshkrimit shumë kolegë të mij ”me cen në biografi”, plot 50 vjet më pas ti ngulmove të më përjashtoje mua nga ftesa e të tjerëve, për hakmarrje të vogël personale. I kam shkresat që kë dërguar në Prishtinë dhe të të vijë rëndë që ke shkaktu shqetësim mes Tiranës dhe Prishtinës.
Më ke quajtur bandite, veçse dije se një shkencëtare e aq me shumë një albaniste e ka për krenari kur dikush i zezonave të detit e quan bandite. Kurrgjë nuk do cënosh dot nëe bashkëpunimin e mbarë albanologjik mes Tiranës dhe Prishtinës. Kurrgjë, mba vesh!
Rrofte Albanologjia e lirë, e çliruar nga sovjetizmat e Shkencizmës të cilat tash i provova vetë në kurriz. JA KY ËSHTË REFORMIMI QË NJË KOMUNISTI KA SJELLË NË AKADEMINË E SHKENCAVE. Ndot më vjen! Rroftë Qielli i Shqipes! Kosovë, t’ kam nanë n’ shpirt! /Nga Ledi SHAMKU SHKRELI, publikuar në Facebook/