Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi është një ndër personat e infektuar me Covid-19 në vendin tonë. Në një lidhje skype në emisionin Open, Alimadhi tha se ka rreth 63 ditë i infektuar.
Ai shprehet se nuk e di nga kush mund të jetë infektuar, pasi ka pasur shumë kontakte.
“Kam qëndruar 49 ditë në spital dhe tani në 14 ditë në regjim shtëpie. Në total i bie diku rreth 60 ditë i infektuar”- tha Alimadhi.
Si paraqitet gjendja juaj shëndetësore?
“Pas skanerave të bërë rezulton që mushkëria funksionon në 70% të saj”- shtoi deputeti.
Alimadhi është shprehur se akoma vazhdon të jetë me oksigjen.