Prokuroria ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të të arrestuarit Fadil Kasemi, i akuzuar për vrasjen ish-bashkëshortes, gjyqtares Fildez Hafizi.
Kasemi do t’i nënshtrohet një ekspertize mendore. Prokuroria për Krimet e Rënda ka vendosur verifikimin e gjendjes psikike të tij, bazuar në një kërkesë të avokatëve. Nëse rezulton i papërgjegjshëm mendërisht, 53 vjeçari mund t’i shpëtojë dënimit.
53 vjeçari duket se po përdor çdo mundësi për të shmangur dënimin kapital.
Akt-ekspertimi psikiko ligjor të cilit do t’i nënshtrohet Kasemi do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë.
Prokuroria për Krimet e Rënda akuzon Kasemin për veprën penale të “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, për të cilën parashikohet dënim nga 20 vjet deri në burgim të përjetshëm. /panorama/