Nga Agron GJEKMARKAJ
Edhe dje “intelektuali” me i shquar i te gjitha koherave Edi Rama para te cilit Dante dhe Shekspiri do ndjeheshin si dy qyqare vete ai qe ben zap te keqen dhe leshon ne ajer si pellumb paqeje te miren , ai që zoteron moralin dhe copash e ben vesin me dy te kollitura.
Ai që u shpall lufte reaksionarve teksa u prin revolucionarve te tij, ai që në bulcinj mban si Eoli shakullin, ererat dhe i leshon bashke me firomen nga goja e nga poshte per te flladitur dynjane.
Ai që mbledh të gjitha bukuritë dhe tregon me gisht shemtine, ai që ka ymrin e tagrin të qesendise, portretizoje e stigmatizoje veshur me dhunti hyjnore.
Ai udheheqesi e kryekomandanti, Skenderbeu i ri që rilindi ketë të uruar Shqiperi , ai qe zbuloi gjenialitetet , shkenctaret si Elisa dhe Ulsiu, Genci dhe Besa, Damiani dhe Alketi, Saimiri dhe Etilda, Olgerta dhe Arbeni , Nasipi dhe Beqja ,Gjici dhe Ragipi. Ai qe i prek njerezit me gisht si bostanin dhe e di ne jane te pjekur apo të papjekur na qortoi rende dje faqe njerzise mua dhe Mark Markun !
“ Reaksionar” na quajti perparimtari, sherrxhinj na vikati paqetuesi e melhemxhiu i merzive, antireformiste na vuri gishtin kryereformatori ! Vete ai shok i pare në virtyt pranë Krishtit e Muhametit , na akuzoi si te KÇK ( kap ça te kapesh) pikerisht ne qe ndertuam vila ne Surrel, ne qe dhame konçensione e tendera per Vilmen dhe te tjeret, ne qe nga fakukteti i Histori -Filologjise ndame tendera me 20 milion euro kilometri, ne që bëmë ligjin e arsimit të lartë që rrenoi Universitetet.Ne që nuk sollem asnjë investim të huaj në tete vjet!
Ne ore ne qe nuk ndertuam autostraden axurra , tre aeroportet dhe nuk futem 300 mije shqiptare ne pune, ne qe pika na rafte ! Ne qe naten si lugeter mbillnim hashash sukave e gerxheve!
Ne që boshatisem Shqiperine nga populli i saj dhe nuk ndertuam asnje rruge te re, ne që deshtuam ne procesin e integrimit dhe genjyem prej gjashte vitesh qe i kemi hapur negociatat e dekoruam edhe ambasadoret.Ne që bëme zgjedhje moniste dhe zgjodhem kokerr per kokerr kriminele dhe bandite per ne parlament e pushtet lokal, ne ore qe vodhem zgjedhjet me lopate, ne qe fyejme e shajme gazetaret kazan!
Sa i vertete Edi Rama, sa burre i larte, sa me moral, sa zotni, sa i pashem, sa i mire e sa i dlire! Ai nuk genjen kurre! Ai eshte shenjtor ! Ai eshte pritmi i vatanit! Ai i di te gjitha, besojeni se di ç’ thote , parajse e ka bere vendin , mexhlis te dijes , marifetit e ndershmerise, qeverine e parlamentin e s’ka faj po hiç ore s’ka, i dhemb xhani, i thinjet mjekrra , kur i dalin perpara dy jezite.
Dy plang prishes si Mark Marku dhe Agron Gjejmarkaj se ne Republiken e Edit dhe Elises dhe akademikve te tjere se keta te dy meritojme ndeshkim e qortim, linçim e trazim !
Edi Rama është burrë i nderçem vete qelibari degjojani llafin qerratait se di ç’thotë! Vete Zoti e solli mbi toke si mekembes!
Keto vargje te Fishtes se madh nuk kane lidhje me Edi Ramen , prite Zot rrezikun
Tashti, pra nji sallahan,
Vagabond e shakllaban,
Njeri idiote e laraman,
Qe mendon se per taman
Te tane bote rri n’ “sahan”,
Shka mund t’ shkruej, po t’pyes une ty
Ky qi as byk nuk ka ne krye,
Jo ma tru?…