Skënderbeu ka marrë fitoren e parë në grup në “Europa League” pasi ka mposhtur 3-2 Dinamon e Kievit. Të besuarit e Ilir Dajës gjetën forcat të përmbysnin shifrat edhe pse në minutën e 16-t Tsygankov kaloi miqtë në avantazh. Festa e ukrainasve nuk zgjati më shumë se një minutë pasi Sabien Lilaj falë edhe një devijimi dërgoi në rrjetë një top të goditur nga jashtë zone.
Kaq sa i takon pjesës së parë, ndërsa në të dytën do realizoheshin edhe 3 gola të tjerë. Xhejms fillimisht do të përmbyste shifrat për Skënderbeun para se Sowe në të 56-ën t’i dërgonte ato në 3-1. Pak para fundit Rusyn për Dinamon do të shkurtonte diferencat, por deri në fund nuk do të kishte më ndryshim rezultati.
Edhe pse kjo ishte fitorja e parë në grup duke e çuar në 5 numrin e pikëve të fituara, triumfi i serbëve të Partizanit të Beogradit kundër Young Boys me rezultatin 2-1 i jep fund aventurës së skuadrës shqiptare në “Europa League”. Fale fitores, Skenderbeu ka perfituar nga UEFA shumen prej 360 mije euro.