Klubi i Skënderbeut ka zyrtarizuar sot dy afrimet më të reja në skuadrëe të cilët janë vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Migen Memelli dhe do të jenë pjesë e skuadrës për edicionin e ri.
Para mediave, shefi i klubit, Ilirjan Përmeti, ka prezantuar sot sulmuesin Ngisah Bismark si dhe mbrojtësin Zhozef Asante, të cilët kanë nënshkruar me korçarët dhe pritet të jenë elementë të gatshëm për formacionin titullar.
Bismark në fakt kishte nisur bisedimet me Vllazninë një muaj më parë por shkodranët u tërhoqën për shkak të vonesave të dokumentacionit, duke i hapur rrugë Skënderbeut që të siguronte firmën me të.
Ndërsa Asante është rritur në akademitë e futbollit italian, me eksperienca në Austri dhe Slloveni në futbollin profesionist.