Skenderbeu! Perseri ai, serish ne majen me te larte te futbollit shqiptar dhe ne eliten e Europes. Para 7 viteve, korcaret fale nje “gabimi” stafit te Vllaznise, ja arriti te qendroje ne Kategorine e Pare te futbollit shqiptar. Nga ajo kohe e deri me sot, Skenderbeu eshte kampion i padiskutueshem i Shqiperise dhe natyrisht, ekipi me i suksesshem shqiptar ne Europe.
Prej vitesh, sponsoret e ekipit korcar derdhin fonde ne rendin e milionit te eurove per te formesuar ekipin. Dhe jo vetem ne vitet kur Skenderbeu arrinte super fitim nga pjesemarrjet ne Europe. Investim largpames dhe edhe ne frymen e bisnesit, per tu kthyer shumefish prej vitit 2015. Ekipi i bisnesmeneve dhe sponsoreve te ekipit, i besuan endrres dhe guxuan te investojne para pa pushim. E sot po marrin jo vetem ate qe kane investuar, por edhe per te garantuar disa sezone “pa nxjerre gje nga xhepi”. Naten e kaluar Skenderbeu siguroi 3.3 milion euro, nje shume qe teorikisht siguron 3 sezone ne vijim “on top” ne futbollin shqiptar. Shifra me te larta siguroi ekipi edhe ne vitin 2015, duke e kthyer thuajse ne rutine futjen ne grupet e Europa League. Kete sezon, ne varesi edhe te rezultateve ne grupe dhe kundershtareve qe do te kene perballe, Skenderbeu mund te shtoje me shume fitimet, duke llogaritur edhe te drejtat televizive. Nderkohe, dalja nga grupi jo vetem do te ishte enderr e bere realitet, por edhe nje rezultat historik per futbollin shqiptar. E nuk po flasim per perfitimin financiar stratosferik nga UEFA.
A duhet marre shembull Skenderbeu? Nga Vllaznia per shembull? Natyrisht qe po. Nese Bashkia Shkoder do te vijoje ta mbaje ekipin ne pronesi, duhet guxim per te pare perpara. Qe do te thote: ndertim i nje ekipi cilesor me nje fond ne rendin e Skenderbeut, kerkese llogarie per arritje rezultatesh ndaj stafit teknik, shfrytezim resursesh te Akademise per te menduar per te ardhmen e tyre por edhe te ekipit ne Europen e futbollit. Por mbase ka nje problem. Duhet nje president. Deri me tani, kryetari i Bashkise Shkoder nuk ja ka dale te jete i tille. Administratori i SHA-se, jo. Por duhet ndjekur nje rruge drejt suksesit. Shembulli me i mire deri tani eshte Skenderbeu!