Skenderbeu që lufton për mbijetesë, i jep një dorë Vllaznisë për kryesimin e Superligës. Korçarët kanë shtangur në Tiranë Partizanin, teksa e kanë mundur me një gol të shënuar në minutën e 67- të nga Jean Gonçalves. Një goditje e fortë tokazi në kufijtë e zonës së rreptësisë dhe portieri Hoxha ka parë topin në rrjetë pas shpinës së tij.
Madje, në minutat që pasuan golin, Skenderbeu ka patur mundësi të dyfishojë rezultatin teksa Elvi Berisha është ndalur nga traversa në goditjen e tij. Fitorja e korçarëve mban gjallë shpresat e tyre për të mbijetuar në Superligë, frenon vrapimin e Partizanit dhe i jep një dorë Vllaznisë për të ruajtur kryesimin, me pikë të barabarta me Teutën që u ndal sot nga Bylis në barazim.
Vllaznia duhet të luajë ndeshjen e vet të hënën në orën 16.00 në “Loro Boriçi” dhe një fitore e mundshme, do ta mbante sërish në kry me tre dhe katër pikë diference me Teutën e Partizanin, dy rivalët më të fortë për titullin kampion.
PËR KOHËN E LIRË, ARGËTIMIN TUAJ, MBI 6 ORË HUMOR I ZGJEDHUR PËR KËNAQËSINË TUAJ! JEPI “PLAY” DHE SHIJO!