Selami Jenishehri nuk arriti të fitojë mandatin e deputetit dhe të rikonfirmohet në Kuvend në legjislaturën e ardhshme, por ditën e sotme deklaroi publikisht se kërkon të blejë klubin e futbollit Vllaznia.
Në një postim në rrjetet sociale ai shprehej se do t’i kërkonte kryebashkiakes Voltana Ademi që të blinte Vllazninë, teksa shkruante se tifozëria e Vllaznisë është shpirti i tij.
Porn ë postimin e tij ka komentuar edhe fotografi i njohur Agim Rama, që me komentin që ka bërë i ka “nxjerrë bojën” deputetit. Fotografi shkruan se Jenishehri s’kishte lekë të blinte fotografitë e tij në Kuvend, jo më të ketë për të blerë Vllazninë. Sipas tij, mosha dhe vapa kanë bërë punën e vet.
“Vallahi ky skishte leke me blere fotografit e veta ne Kuvend e jo me te bleje.ekip futbolli. Po mosha dhe vapa bejne punen e vet…. Suksese Selami Jenishehri”, shkruan Agim Rama.