Në adresë të shtetasit Lulzim Berisha nuk ka mbërritur asnjë kërkesë, e gjitha është një zhurmë mediatike. Është ky reagimi që vjen nga mbrojtësi ligjor i Lulzim Berishës të cilit sot OFL, tha se i ka lënë 48 orë afat për të deklaruar pasurinë.
Avokat Detar Hysi u shpreh se klienti i tij, Lulzim Berisha nuk ka asnjë pronë në emër të tij, pasi janë sekuestruar dhe janë vënë në pronësi të shtetit.
“Prej ditës që ka dalë nga burgu, Lulzim Berisha ka në posedim të tij, një bar kafe me qera, të pajisur me numër NIPT-i dhe kryen rregullisht pagesat e taksave, si edhe një autobot që shpërndan naftën për anijet, gjithashtu konform ligjit.” u shpreh Hysi ndërsa theksoi se prej ditës që ka fituar lirinë me kusht, Lulzim Berisha mban kontakte të rregullta me shërbimin e provës.
Ndërsa në një prononcim Luljeta Berisha shprehet se pasuritë e të vëllait të saj janë të sekuestruara nga shteti.
“Burgun e perjetshëm e ka hequr Gjykata e Lartë. Pasurite e tij janë të sekuestruara dhe të kaluara në emër të shtetit me vendim të gjykatës se Kr.i.meve të Rënda. Ndërsa unë kam vendimin e Gjykatës së Lartë që më janë kthyer ato prona në emër tim dhe kam dhe paf.a.jësi po nga ajo gjykatë për sa i përket akuzës për pastrim parash.”, deklaron motra e Lul Berishes. /BW/