Disa portale kanë publikuar lajmin, sipas të cilit kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka dhënë orientime për protestën e studentëve të Shkodrës, nëë komunikim me deputetin e PD-së Shkodër Bardh Spahia. Nuk ka vonuar reagimi i kryebashkiakes së Shkodrës, e cila i konsideron shpifje dhe lajme të porositura aludimet për përfshirje të saj në protestën e studentëve të Shkodrës. Ademi e konsideron të drejtë kauzën e studentëve për të protestuar, por i konsideron shpifje dhe pa asnjë bazë shkrime të tilla, që tentojnë politizimin e protestës së studentëve. Kryetarja e Bashkisë Shkodër paralajmëron padi në prokurori për portalet që përcollën këtë shpifje të rradhës.
Postimi plotë në Facebook i Voltana Ademit
REAGIM NDAJ NJE SHKRIMI TE PUBLIKUAR NE DISA PORTALE
Shpifjet dhe aludimi nuk mund të prishë aspak protestën e studentëve të Shkodrës. Si Kryetare e Bashkisë Shkodër ndihem e indinjuar për këtë shkrim pa asnjë bazë dhe shpifje të hapur ndaj personit tim.
Në asnjë moment, nuk kam ndërhyrë dhe përfshirë në kauzën e drejtë të studentëve për të protestuar.
Të tillë lajme të “porositura”, që tentojnë të politizojnë protestën e studentëve, nuk bëjnë asgjë tjetër përveç se i japin të drejtë akoma më shumë studentëve.
Keqardhje për këto media, që bien pre e thashethemeve dhe përdorimit të politikës për qëllime të tjera.
Të hënën do t’i drejtohem Prokurorisë për këtë shpifje të rrallës, që vjen në adresën time dhe do të kërkoj zbardhjen e plotë të përgjegjësve.