Edhe pak dhe do hyjmë në fushatën më të egër parlamentare në këto 30 vite. Ndeshje mes dy Botëve: botës që synon rregulla loje demokratike dhe Botës së Rilindjes dhe Mafies.
Edi Rama po bën ç’është e mundur të marrë zgjedhjet në tavolinë me anë të ndryshimeve kushtetuese, por do jetë e kotë pasi zemërimi popullor nuk do të mund të ndalet nga asnjë botë krímì.
Të gjithë në FRONT për një Shqipëri me të mirë dhe pa oligarkë e krim që përlajnë buxhetin e shtetit kaq hapur e kaq harbutçe.
PS-ja fatkeqësisht ekziston si sigël, si vulë, por nuk është më ajo që njihja ndër vitet 1992-1997 dhe as disa vite më vonë. Rilindja e ka kapluar dhe e ka shndërruar siglën PS në shtojcë të saj, duke përdorur socialistët e thjeshtë si kosh votash për oligarkët.
Ndaj sot shtrohet kërkesë emergjente për një përmbysje të madhe, epokale. Natyrisht nuk vdès për opozitën e sotme, ndonëse KOHA JONE njihet historikisht si oponencë e çdo pushteti, por opozita e sotme mbetet e vetmja shpresë për momentin.
Pas zgjedhjeve parlamentare, nuk do jem më me opozitën e sotme që do kthehet në pushtet.
Do jem me opozitën e ardhshme, PS-në! Por pasi PS-ja të largojë sektin rilindas.
Dhe mediat që sot janë me Edi Ramën, do ta braktisin atë dhe PS-në, pas humbjes. Zakon i vjetër i tyre: Janë përherë me fituesin, pra me atë që ka pushtetin.
Pra pas një viti do jem me opozitën-PS! /Nga Nikoll LESI/