Gjykata Kushtetuese nuk e kaloi çështjen e Sokol Mjacaj në seancë plenare. Mjacaj pretendonte cënim të procesit të rregullt ligjor.
Ai është shprehur se ndaj tij është bërë cënim i së drejtës dhe se i është refuzuar gjykimi i shkurtuar.
Kujtojmë se Sokol Mjacaj në korrik të 2015 vrau në Prekal të Shkodrës dy turistë çekë, Michael Svatos dhe Ana Kosinova, në tentativë për t’i grabitur.