Një tjetër institucion i rëndësishëm i kulturës dhe trashëgimisë tonë ka tashmë drejtuesin e ri. Sokol Parmeza është emëruar përgjegjës i këtij institucioni. Lajmi konfirmohet nga Bashkia Shkodër për ShkodraWeb.
Parmeza është një emër i njohur në Shkodër, pjesë e jetës dhe angazhimit publik në pozicione të ndryshme të rëndësishme. Ai ka patur kontribut edhe në mediat vendore, ku shumë herë ka qenë i ftuar për të analizuar situata apo personazhe.
Sokol Parmeza pason në këtë detyrë Amila Gjyrezin, e cila para disa javëve u emërua Drejtore e Kulturës në Bashkinë e Shkodrës pasi fitoi konkursin e hapur për këtë pozicion.
ShkodraWeb i uron suksese në detyrën e re Sokol Parmezës.