Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) prezantuan gjetjet e sondazhit “Besimi në Qeverisje 2019”.
Sipas studimit pothuaj një në dy shqiptare duan të largohen nga Shqipëria. Shqiptaret me nivel të lartë të ardhurash, me arsim universitar, gratë dhe te papunët kane më shumë gjasa të largohen nga vendi.
Për vitin 2019, pjesa më e madhe e shqiptarëve besuan më tepër tek organizatat ndërkombëtarë si NATO, BE dhe OKB sesa tek institucionet e vendit. Institucionet fetare renditen me besimin me te larte se sa tek ato të arsimit publik, institucionet e shëndetit, policia, prokuroria apo gjykatat .
Rënie në besim ka shënuar Policia e Shtetit, media, Presidenti dhe partitë politike. Qeverisja në vend si në nivel qendror dhe vendor ka shfaqur rënie të nivelit të transparencës së perceptuar në katër vitet e fundit.
Gjetjet tregojnë se institucionet publike që gëzojnë besimin më të madh janë: institucionet fetare (65.6%) ndjekur nga Forcat e Ârmatosura (59.4%). Më pak besim shqiptaret tregojnë tek Prokuroria (27.4%), Presidenti (27.6%) dhe gjykatat (27.1%) . Ndërsa partitë politike kanë nivelin më të ulët të këtij besimi me vetëm (22.5%).
Në kontrast me institucionet në vend organizatat ndërkombetare si NATO (78%), BE (73%) dhe OKB (75%) renditen si institucionet me te besuara.
Reforma ne Drejtësi
Rreth 1 në 2 shqiptare ose 52.7% besojnë se reforma ne drejtësi do të ketë ndikim pozitiv ne zhvillimin e vendit. Megjithatë rreth 48.5% besojnë se reforma nuk po zbatohet me korrektësi. Brezi i ri nen 30- vjeç duket me mosbesues, pasi sipas tyre reforma po behet vetëm sa për sy e faqe dhe se procesi është selektiv.
Për te tretin vit radhazi shqiptaret e shikojnë prokurorinë e përgjithshme dhe gjykatat si institucionet me pak të pavarura .
60.5% e shqiptareve besojnë se axhenda e gjykatave ndikohet shume ose jashtëzakonisht shume nga interesat politike ndërsa 59% e shqiptareve e konsiderojnë Prokurorinë si jashtëzakonisht te ndikuar nga interesat politike.
Të dhënat e sondazhit treguan gjithashtu shqiptaret janë skeptike per ndëshkimin e rasteve te korrupsionit. Sa i takon korrupsionit ne institucionet publike pjesa me e madhe e shqiptareve rreth 85.2% e shohin si fenomen te përhapur ne shoqëri. 7 nga 10 te anketuar nuk kane besim ne ndjekjen penale te rasteve te korrupsionit te nivelit te larte. 41% e te anketuarve thane se kane paguar ryshfet .
Sa i takon ofrimit te shërbimeve publike 50.8% u shprehen se janë te pakënaqur. 71% e shqiptareve nuk kane pare përmirësim te cilësisë se shërbimeve sociale te ofruara nga bashkitë e tyre. Mbledhja të dhënave të sondazhit u bë gjatë periudhës nëntor-dhjetor 2019 dhe përfshiu një total prej 2500 qytetarësh në 61 bashkitë e vendit.
Gjetjet tregojnë se institucionet publike që gëzojnë besimin më të madh janë:
– Institucionet Fetare (65.6%)
– Forcat e Ârmatosura (59.4%)
– Institucionet e Arsimit Publik (57.3 %)
– Policia e Shtetit (54.6 %)
– Organziata të shoqërisë civile (56.3%)
– Institucionet e Shëndetit Publik (51.4%)
– Parlamenti (28.4%)
– Presidenti (27.6%)
– Gjykatat (27.1 %)
– Prokuroria (27.1%)
– Partitë Politike (22.5%)