PD dhe partitë aleate të saj, do ta kenë të lehtë e të thellë fitoren ndaj PS- së. Sipas sondazhit të publikuar nga Ora News, së bashku ata fitojnë mbi 55% të votave që në mandate, sipas formulës aktuale, i jep 6- 7 deputetë.
Opozita e Bashkuar shfaqet fituese thellësisht në qarkun e Shkodrës me një shifër prej 55.5%, kundrejt 34% të Partisë Socialiste. Lidhur më vitin 2017 PS ka humbur një 1%, ndërsa PD ka pësuar një rritje me 10%.
PDIU ka pësuar një rënie më 0.5% në këtë qark nga viti 2017. Ndërkohë, në Shkodër shohim një rritje të madhe të partive të tjera me rreth 8%.