“Katër skuadra shkojnë në Europë në fund të sezonit, cila prej tyre ia del?”, kjo sëhtë pyetja e një sondazhi online realizuar nga 1 janari 2021 dhe në vijim nga PanoramaSport, gazeta më e lexuar sportive në vend. Deri në këto momente, kanë shprehur mendimin e tyre 5101 votues dhe Vllaznia rezulton më e votuara.
39% e pjesëmarrësve në votim kanë rreshtuar të parën Vllazninë, në vendin e dytë me 26% është Partizani, për të vijuar me Tiranën me 14% dhe Kukësin me 8% të preferencave. Më pas, por jashtë Europës sipas sondazhit, vijnë Laçi, Teuta dhe Kastrioti. Pavarësisht luhatjeve të javëve të fundit, opinioni sportiv e sheh Vllazninë si të favorizuar për të hyrë në Kupat e Europës.
Nuk do të ishte rezultat i keq, edhe pse Vllazninë e shohin të gjithë si pretendente për kampione. Për të gjetur pjesëmarrjen e fundit në Europë të Vllaznisë, duket të kthehemi në vitin 2011, ku u eleminua nga Thun- i në Zvicër, gjë që solli edhe largimin e presidentit Valter Fusha e fillimin e një kalvari të gjatë për kuqeblutë, në luftë për mbijetesë deri në këtë sezon. /ShkodraWeb Media/