Ish-kryeministrit Sali Berisha i është komunikuar akuza e korrupsionit pasiv e kryer në bashkëpunim.
Zyrtarisht sot, Berisha quhet i pandehur për çështjen e privatizimit të ish kompleksit Partizani.
Vete Sali Berisha u shpreh pas daljes nga SPAK se: “Sot jam zyrtarisht i pandehur. Për ato akuza që kam pasur, asgjë tjetër. Asgjë tjetër përveç 500 faqe me mashtrime, mashtrime, mashtrime.
Asgjë nuk ndryshon. Është vazhdimi i një hakmarrje politike, zbatimi i një urdhri mafioz politik. Për mua, kjo nuk ndryshon asgjë. Ajo që është themelore, që nuk ekziston asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument që të dëshmojë që në të gjithë këtë proces ka ndodhur shkelja më e vogël”.