Evi Kokalari, e njohur publikisht si mbështetëse e “Foltores” dhe Sali Berishës, duket se ka kritika të shumta lidhur me procesin më të fundit zgjedhor, atë për kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Prej gati 24 orësh, ajo publikon herë pas here informacione dhe dokumente, të cilat sipas Kokalarit, tregojnë se procesi ka qenë i dirigjuar, me fitues të paracaktuar dhe i manipuluar. Në një nha postimet e saj në rrjetet sociale, ajo shkruan:
Ja dhe proces verbali i Thumanës erdhi. Xhaferri paska ”fituar” me 97 vota, me falni për gabimin në postin e meparshëm. Tashti kanë filluar te thone Evi donte te bëhej Kryetare prandaj ka dalur hapur.
Jo more jo, ata qe mezi presin te iki Berisha, jeni ju me Xhaferin në krye, qe personalisht me është shprehur sé sa i mirë është Këlliçi për kryetar. Dhe as mos guxoni te me thoni ti bej gjerat privatisht. Privatisht i bera me manipulimet e KK, dhe as nuk levizet gishtin, por thate “e mirë sé 11 emra ishin”, dhe pastaj lejuat atë sulm vullgar ndaj meje, qe Kellici lancoj nëpërmjet NM dhe CNAs.
Me ke talleni ju?
Tashti, po aq barbarisht po trajtoni te gjithe Forumin Rinor. Edhe fakti që Basha kishte futur kandidatin e tij e kuptoj, po lufta nuk behet ne kurriz te rinise. Kishte plot menyra për ta ruajtur procesin.
Kjo dje ishte tamam masaker. Besart Xhaferi dhe budallenjte qe e rrethojne, e bene si Joe Biden, qe kishin kaq shumë frike nga Trump sa vodhen aq shumë sa Biden doli me i votuar sé Trump, Clinton dhe Obama.
Ju jeni po aq qesharak!! Me që ra fjala, Xhaferi komunikim me te Rinjte Republikan Amerikan nuk ka per te pasur sepse do i vë në dijeni për këtë vjedhje masive.”, shkruan Kokalari në publikimin e saj, ndërsa mund të lexoni edhe publikimet e tjera të saj.
Pozicionimi i Kokalarit pason polemikat mjaft të forta dhe publike që ka patur veçanërisht me Belind Këlliçin, polemika që tashmë kanë përfunduar në dyert e gjykatave ku do të shqyrtohen nga drejtësia shqiptare.
Kokalari, gjatë periudhës së “Foltores”, ka udhëtuar shpesh në Shqipëri nga Amerika, teksa ka qenë shpesh edhe në studiot e televiyioneve për të mbrojtur e përkrahur lëvizjen e Berishës. Ajo ka ndikuar që riorganizimi i PD- së me Brishën, të bëhej mbi konceptet e Partisë Republikane Amerikane. /ShkodraWeb/