Mbase kjo do te jete fundjava e fundit me ndalin levizjeje per djemte dhe vajzat mbi 14 vjec. Dje kryeministri Rama dha lajmin per levizjen ne fundjave, duke thene se edhe kete radhe, do te funksionoje njesoj si heren e shkuar, me liridalje per “ajrosje” për pensionistet dhe prinderit me femije deri ne 14 vjec.
Me një postim në Facebook, Rama tha se kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç, në rast se situata me numrin e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital, vijon të jetë e stabilizuar.
Ndërkohë, për sot dhe neser, sikurse edhe në fundjavat e shkuara, do të vijojë i njëjti orar dalje, ku deri në orën 09.30 do të lejohen të dalin vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç
“Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç“, tha Rama.