Dita e sotme shënon festën e Pashkës për besimtarët ortodoksë. Pas meshës tradicionale, janë vizitat e autoriteteve ato që marrin vëmendjen në këtë ditë feste.
Benet Beci, kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër, ka uruar sot Pashkët i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Fitore, ashtu si një javë më parë për Pashkët e besimtarëve katolikë.
“Sot, me Fitoren, bashkëshorten time, në një vizitë urimi për festën e Pashkës, në Kishën Ortodokse. Kënaqësi takimi me atë Aleksandër Petani, atë Nikolla Petani dhe bashkëqytetarët shkodranë. Pashkë të bardha!”, shkruan Beci në një publikim në rrjetet sociale, shoqëruar me foto.
Vizita e Becit, i shoqëruar nga bashkëshortja, me rastin e festave fetare, përcjell një mesazh që ka në fokus familjen, ashtu siç edhe duhet të jetë, veçanërisht në këto ditë.