Olta Gixhari ka reaguar për herë të parë pasi vendosi të largohej nga shtëpia e BBV, duke lënë në mes lojën e saj. Ajo postoi foto me të birin Amar teksa luajnë në bashku në shtëpi.
“Gjithë bota ime në një foto! Dashuria e Amar dhe ajo që kam marrë nga ju në këto ditë ma ka mbushur shpirtin plot dhe më ka bërë të besoj se asnjëherë nuk je gabim nëse ndjek rrugën e zemrës. Ju dua shumë të gjithëve! Zoti ju bekoftë në familjet tuaja“, shkroi ajo.
Aktorja e ka shoqëruar me hashtag-un “Sot nominoj Dorin se nuk u ka bërë mirë fotot.”.