Sot përfundoi misioni im 3-vjeçar në drejtimin e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkoder. 3 vite pune plot pasion, sfida dhe përpjekje për të bërë më të mirën për ruajtjen, konservimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në respekt të çdo norme ligjore.
E ndjej detyrim moral të falenderoj publikisht Ministren zj. Elva Margariti për besimin dhe mundësinë për të kontribuar në maksimumin e energjive dhe këmbënguljes time për qytetin e lindjes Shkodrën.
Ministrin e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit z. Blendi Gonxhja për mbështetjen e jashtëzakonshme publike, motivimim dhe besimin për të bërë të mundur finalizimin me sukses të shumë projekteve në çdo moment dhe me shumë dashamirësi në këtë rrugëtim edhe pse të shkurtër së bashku bashkë me super ekipin e MEK.
Falenderim për mbështetësit e mi të DRTK Shkoder që nga specialistët dhe deri tek punonjësi më i thjeshtë më të cilët përulem plot me respekt. Falenderim për qytetaret e Qarkut Shkoder, Lezhe e Kukes në veçanti të zonave historike, e pasurive kulturore ku falë mirëkuptimit dhe mbështetjes të tyre na e lehtësuan misionin tonë të përbashkët.
Edhe një ndjesë publike për ato që nuk mund të bëja më tepër, me gjithë përkushtimin tim të përditshëm. Të punosh per trashëgiminë kulturore dhe të lesh një gur themeli në të është një nga punët më të bukura në jetë dhe të punosh për Shkodren është një nder.
Çdo ditë në misionim tim jam udhëhequr nga motoja të bëjmë gjithmonë më mirë, të jemi krijues, të jetojmë plotësisht dhe të mësojmë nga çdo përvojë. Pa u dorëzuar kurrë, por duke u përballur me çdo vështirësi si një mundësi e re për rritje dhe me të njëjtën moto do të ec në sfida të tjera. Përqafime të gjithëve! /Publikuar në Facebook nga Besara PODGORICA, drejtore e DRTK Shkodër/