NË NJË 30-VJETOR
Sot u mbushën 30 vjet që ne të dyja rrojmë bashkë, dashnisht dhe lirisht.
Agu i 13 Majit 1993, kur vetë sapo kisha hy në rininë e parë, m’u zbardh nga ty Anna, që u bëre fminia ime e përjetshme, adoleshenca ime e përjetshme, rinia ime e përjetshme e tash je krenaria ime e përjetshme.
Krenaria ime e përjetshme për çdo zgjedhje tënden e për gjithë qytetërimin transhendental (sa të vjetër aq të ri) që ke guxuar t’i japësh vetes e me të cilin ke ngulmuar vijimisht – e për fatin tim të bardhë – të më përsosësh edhe mu.
Shpirtin tim anarkik veç ti ke ditë të ma edukosh me liri.
Unë nuk e di ç’të kam dhënë veç dashnisë amnore pa kushte dhe rebelimit tim ndaj banalitetit; të mbetet ty të ma thuash çfarë. Por unë di mirë se çfarë më ke dhënë ti: më ke dhuru emancipim dhe liri. Me shembullin tënd. A thu të duket pak mam?!
Ke gjithë mirënjohjen time në këtë 30-vjetor tonin bashkëjetese!
Vijo e merrmë me vete, Anna, si mam jo si shoqe, në shtegun tënd të liberator! Liria mbi gjithçka!
Jotja
Mama Ledi /Publikuar në Facebook nga Ledi SHAMKU SHKRELI, gjuhëtare/