SPAK ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën e Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha, një ditë pas marrjes së autorizimit për heqjen e imunitetit nga Kuvendit.
Mësohet se prokurorët kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë në nga ajo në “Detyrim Paraqitjeje” në “Arrest Shtëpie”. Seanca për zëvendësimin e masës pritet të zhvillohet javën e ardhshme. Nga selia e PD-së, Berisha tha se do të këshillohet me avokatët e tij për vendimin që do të marrë Gjykata e Posaçme ndaj tij.
“Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ju e patë se cili ishte ligji, e patë! Cilido që lexon procedurën dhe sheh një bandë antikushtetuese në veprim. PD do marrë çdo masë për përgjigjen e merituar Ramës. Çështje që do diskutohet me avoketërit ku do kryej arrestin, në shtëpi apo në seli”, tha Berisha një ditë më parë.
Kujtojmë që Parlamenti në seancën që zgjati rreth 8 minuta votoi me 75 votra pro kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.