SPAK ka lëshuar urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit që dyshohet se kanë kryer korrupsion. Mësohet se një nga emrat është Vangjush Dako, ish-kreu i kësaj bashkie. Lajmi konfirmohet nga burime pranë SPAK.
Bëhet me dije se po ashtu urdhër-arreste janë lëshuar dhe për të paktën 6 ish-zyrtarë të urbanistikës të bashkisë së Durrësit. Dako akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i 2019-ës.
Sakaq pritet që në orët në vijim SPAK që të japë informacione edhe për emrat e ish-zyrtarëve të tjerë.
Kujtojmë se pak ditë më parë me urdhër të SPAK u arrestua edhe sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.