Prokuroria e Posaçme SPAK ka dhënë sot pretencën për Moisi Habilajn dhe pjesëtarët e tjerë të grupit të strukturuar të trafikut ndërkombëtar të drøgēs.
Në dokumentin e SPAK, rezulton se Moisi Habilaj dhe anëtarët e tjerë të bandës janë dënuar për disa vepra të rënda penale, për të cilat SPAK kërkon dënimin me 63 vite burg në total.
Konkretisht, SPAK kërkon për Moisi Habilajn 18 vite burg, Nezar Seitin 15 vite burg, Meridian Sulajn 15 vite burg dhe Fatmir Minajn 15 vite burg.
Gjithashtu, SPAK thekson se të katër të pandehurit e grupit, përkatësisht Moisi Habilaj, Nazer Seiti, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj duhet ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.