Një deklaratë të fortë ka bërë gazetari Adriatik Doçi i cili në studion e “Repolitix” me Denis Mingën në Report TV ka deklaruar se SPAK ka kërkuar tre herë arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Këto kërkesa të SPAK sipas Doçit janë refuzuar nga GJKKO.
“Çfarë ndodh me dosjen e Metës. Unë kam informacion që është rrëzuar tre herë arrestimi i Metës para vitit të ri. Ka dosje flagrante. Kanë ardhur provat flagrante nga SHBA për pastrim parash. E ka kërkuar SPAK arrestimin dhe ka refuzuar GJKKO”.
Kërkesa për arrestim Doçi tha se është bërë për çështjen e lobimit në SHBA dhe Meta akuzohet nga SPAK për pastrim parash.
“SPAK ka hapur vetëm disa raste sporadike korrupsioni. Është refuzuar arrestimi i Metës sepse hetimet nuk janë të plota duan prova të tjera dhe ka tre vite. Për çështjen e lobimit. Letërporositë nga SHBa kanë ardhur që prej vitit të kaluar dhe është konfirmuar fakti penal i dyshuar nga SHBA. Këto para janë shpenzuar gjatë 2016-2017 nga LSI në SHBA për lobin dhe këto para nuk janë deklaruar as në kqz as në ildkp. Dyshohet se janë para të pista që janë pastruar. Meta vazhdon i lirë sot, ku po godet drejtësia sot opozitën.”
Më tej gazetari deklaroi se 5 ministra dhe ish-ministra të PS janë nën hetim nga SPAK.
“Unë kam informacion të konfirmuar që janë 5 ministra dhe ish ministra nën hetim. Janë të maxhorancës. SPAK ka goditur deri tani në drejtim të qeverisë.”