Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet për dosjen e të penduarit te drejtesise Nuredin Dumani, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.
Mësohet se 20 personave u eshte komunikuar akuza dhe do merren të pandehur. Më pas dosja i delegohet Gjykatës së Posaçme, e cila në seancë paraprake vendos nëse do të kaloj për gjykim në fillim të muajit shtator.
Ne kuadër të këtij operacioni u zbardhen 18 ngjarje të rënda kriminale të ndodhura ndër vite. SPAK firmosi 32 urdherarreste, 19 prej te cilave u ekzekutuan.
Kujtojmë që Nuredin Dumani dhe ‘ushtari’ i tij Henrik Hoxha kanë treguar çdo vrasje në të cilën janë përshirë.
Në dosjen hetimore, Nuredin Dumani ka rrëfyer që Ervis Martinaj, një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend, i zhdukur prej një viti i ka ofruar 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles, por që nuk e realizua.
Të arrestuar e operacionit ‘Plumbi i Artë”
Nuredin Dumani, 35 vjeç
Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
Altin Ndoci, 35 vjeç
Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
Skerdi Tasi, 31 vjeç
Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
Ilirian Feci, 47 vjeç
Enver Diva, 43 vjeç
Besjan Xhixha, 31 vjeç
Ardjan Uzuni, 56 vjeç
Leonard Palushi, 41 vjeç
Gentian Sharra, 48 vjeç
Fatos Gosa, 54 vjeç
Florenc Çekrezi, 35 vjeç
Petrit Qoli, 51 vjeç
Agron Qoli, 52 vjeç
Agron Qafa, 48 vjeç
Asllan Plaku, 30 vjeç
Të akuzuarit që janë në arrati
Ervis Martinaj
Florenc Çapja
Talo Çela
Festim Qoli
Alban Bengasi
Elvin Merlika
Alket Xhixha
Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
Agron (Kamber) Mehja
Aleks Çela alias (Tom Qorri)
Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
Abedin Mama (Dine Çami)