Prokuroria e posaçme i ka përcjellë Interpolit dosjen ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për shpalljen e tij në kërkim ndërkombnëtar me tri akuza për çështjen e incineratorëve të Fierit dhe Elbasanit.
Veprimi i SPAK, erdhi pasi policia e shtetit, u dorëzoi prokurorëve një raport ku informon se ekzekutimi i vendimit të gjykatës për masën arrest me burg në mungesë ka qenë i pamundur brenda vendit pasi ish-ministri i financave nuk është gjetur në 12 qarqe.
Më 19 korrik prokuroria i dorëzoi policisë për ekzekutim vendimin e gjyqtarit Erion Bani që caktoi masën “arrest me burg” në mungesë ndaj Arben Ahmetajt, për akuzat korrupsion, pastrim i produkteve të veprës penale dhe fshehje e mosdeklarim pasurie.